“Spider-Man: No Way Home” është bërë filmi i parë gjatë pandemisë që arrin 1 miliard dollarë në “box office”-in global.
“Epika e librit komik të Sony-it ka eklipsuar atë moment historik në gati rekord prej 12 ditëve, duke u lidhur me “Star Wars: Force Awakens” të vitit 2015 si filmi i tretë më shpejtë që arriti miliard dollarë”, raportoi të dielën revista argëtuese amerikane “Variety”.
Kjo vjen në një kohë kur vendet po marrin masa për të frenuar përhapjen e variantit të koronavirusit shumë të transmetueshëm dhe duke kufizuar eventet me dyer të mbyllura.
Filmi blockbuster, në të cilin rolin kryesor e luani Tom Holland, 25-vjeçar, është “i vetmi film që nga “Star Wars: The Rise of Skywalker” i vitit 2019 që tejkalon 1 miliard dollarë globalisht”, theksoi revista.
“Asnjë film tjetër i Hollivudit nuk u është afruar këtyre të ardhurave në dy vitet e fundit”, shtoi ajo.
Vazhdimi është drejtuar nga Jon Watts dhe luajnë Holland, Benedict Cumberbatch dhe Zendaya.