Vendosni fjalën kyçe....

Katër të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident në Serbi, 2 të tjerë të plagosur


Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Serbi, duke i marrë jetën katër të rinjve shqiptarë, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Sipas gazetës Novosti, aksidenti ka ndodhur në rrugën kryesore Novi Pazar – Ribaricë, jo larg Lukarit.

Viktimat ndodheshin në një automjet të markës “Volkswagen Golf”, me targa të Kraljevës, e cila është përplasur drejtpërdrejt me një automjet të së njëjtës markë.

Dyshimet e para janë se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë por edhe rrëshqitjes së rrugës.

Viktimat janë identifikuar si: Amel Ibrahimi (21-vjeç), Mithat Hami (23-vjeç), Senad Derlek (22-vjeç) dhe Amar Ujkani (21-vjeç).

Kjo pjesë e rrugës kryesore që të çon në Mal të Zi, sipas medies serbe është e njohur për shpejtësi të lartë dhe aksidente të shpeshta trafiku.