Kreu i grupit parlamentar të PS-së Balla e ka quajtur përpjekje për destabilizimin e vendit nxjerrjen e të dhënave personale të qytetarëve.
Në një bashkëbisedim me gazetarët në përfundim të sesionit parlamentar të këtij viti, ai tha se prokuroria duhet lënë të hetojë e për të gjetur përgjegjësit.
Ai bëri thirrje për forcim të masave të sigurisë për sa i përket ruajtjes së të dhënave.
“Unë në gjithë këto vite në Kuvend e politikë kam nxjerrë konkluzionin që në momentin që prokuroria hyn në hetim s’duhen bërë komente. Është një përpjekje për destabilizim. Janë të dhëna shumë konfidenciale, që prishin marrëdhënien në shumë raste. Dhe është sa sulm kibernetik aq edhe rrjedhje të dhënash. Ndëshikimi më i madh për këtë rast, që të parandalohen në të ardhmen. Të hetohet edhe fshehja e deklarimeve, apo deklarime të rreme, i bën mirë një hetimi të plotë. Nuk do hyj në komente të tjera.” – tha ndër të tjera Balla.