Vendosni fjalën kyçe....

Pas ekzekutimit në Peqin, autorët djegin mjetin e tyre e arratisen me të viktimës


 

Hollësi të tjera kanë dalë lidhur  me ekzekutimin  e 35-vjeçarit Albi Bashaliu në fshatin Goxhaj të Peqinit mëngjesin e sotëm.

Autorët e ngjarjes kanë djegur mjetin e tyre e më pas janë arratisur nga vendi i ngjarjes me mjetin e viktimës që ndodhej pak metra larg.

Viktima dyshohet se është vrarë për hakmarrje pasi i vëllai, Leondard Bashaliu ka vrarë në qershor të këtij viti Albert Xhahysën në fshatin Gjoçaj dhe ndodhet në burg i dënuar.

*Video Credit: Syri