Policia e Shtetit ka publikuar informacionin zyrtar lidhur me aksidentin e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Rrugën e Kombit, ku humbi jetën edhe një fëmijë.
Në njoftimin për mediet bëhet me dije se fëmija 3- vjeçar, udhëtonte me prindërit në mjetin tip ‘Opel’, i cili u përplas me një mjet tjetër tip ‘Benz’. Si pasojë e përplasjes fëmija ka marrë dëmtime të rënda dhe nuk ka mundur dot të mbijetojë.
Ndërkohë mesohet se është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë drejtuesi i mjetit tip ‘Benz ‘ .
“Në aksin rrugor Milot -Rrëshen, janë përfshirë në aksident automjeti tip ‘Benz’ me automjetin tip ‘Opel’.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë një i mitur 3- vjeçar, që udhëtonte me prindërit në mjetin tip ‘Opel’ dhe ka marrë dëmtime është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë drejtuesi i mjetit tip ‘Benz‘.
Mjeti tip ‘Benz‘ është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e Policisë.
Pamje të rënda u publikuan në rrjet nga ky aksident tragjik, ku njëra nga makinat u përfshi nga flakët. Siç shihet në videon e mëposhtme, kalimtarë të rastit janë munduar t’u vijnë në ndihmë viktimave për t’i nxjerrë ata nga makina e shkatërruar.