Vendosni fjalën kyçe....

Rëndohet bilanci i aksidentit në Rrugën e Kombit, pas fëmijës së mitur ndërron jetë edhe i ati


Është rënduar bilanci i aksidentit që ndodhi pasditen e sotme në aksin Milot-Rubik në Rrugën e Kombit.

Pas fëmijës së mitur ka ndërruar jetë edhe i ati.

Fatkeqësisht, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të banorëve që ndodheshin në vendin e ngjarjes dhe transportit me shpejtësi drejt spitalit ai nuk ka mundur që të mbijetojë si pasojë e plagëve të shumta në trup.