Rëndohet bilanci nga përmbytjet në Malajzi, shkon në 47 numri i viktimave


Të paktën 47 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet masive në Malajzi që nga e diela, sipas mediave vendase.

Shumë rajone në vend u përmbytën për shkak të shirave të dendur që kanë rënë prej tre ditësh radhazi, tha Asian News International.

Zyrtarët e policisë raportuan se numri i personave që humbën jetën nga përmbytjet është rritur në 47 dhe po kryheshin operacione kërkim-shpëtimi për pesë persona të tjerë të zhdukur, shtoi ai.

Më parë, rreth 33,000 njerëz ishin evakuuar, kryesisht nga shteti më i goditur i Pahang, ndërsa qeveria u kritikua për mosbërjen e paralajmërimeve të nevojshme para shirave.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive të vendit, zonat e prekura keq nga përmbytjet përfshijnë Selangor, Kelantan, Terengganu, Pahang, Melaka, Negeri Sembilan, Perak dhe Kuala Lumpur.