Vendosni fjalën kyçe....

Salah ngjall polemika në rrjetet sociale me mesazhin e Krishtlindjes


Sulmuesi i Liverpool-it dhe Egjiptit, Mohamed Salah ka shkaktuar një reagim të ashpër në mediat sociale pasi ylli mysliman ndau një mesazh urimi për ditën e Krishtlindjes.

Salah, i cili është një nga personalitetet më të mëdha të sportit mysliman në planet, ka postuar një imazh festiv për miliona ndjekësit e tij në Instagram dhe Twitter duke treguar veten dhe familjen e tij të ulur para një peme të Krishtlindjes dhe të veshur me veshjet të njëjta festive.

“Gëzuar Krishtlindjet.” – thuhet në mesazhin e futbollistit 29-vjeçar.

Postimi i Salah mblodhi mbi 2 milionë ‘pëlqime’ brenda disa orësh pasi u postua në Instagram dhe mblodhi më shumë se 200,000 në Twitter.

Por mes dashurisë për Salah dhe familjen e tij kishte disa që kundërshtuan sulmuesin që uronte Krishtlindjet e supozohet se po i festonte ato.

Salah u bombardua me përgjigje në arabisht, duke përfshirë shumë që e panë mesazhin si kontradiktor me parimet myslimane dhe një fyerje ndaj fesë së tyre.

Megjithatë kishte edhe shumë ndjekës të Salah, një pjesë e tyre të të njëjtit besim që nuk panë asgjë të keqe në urimin e lojtarit duke thënë se kjo nuk do e ndryshonte besimin e askujt.