Vendosni fjalën kyçe....

Sot protestohet në Kosovë kundër kufizimeve të energjisë elektrike


Sot në Kosovë është paralajmëruar protestë kundër kufizimeve të energjisë elektrike. Protesta pritet të nisë në orën 13:00 të mesditës ndërsa është organizuar në rrjetet sociale.

Vendi është përfshirë prej disa ditësh nga kufizimet e energjisë. Sipas Korporatës Energjitike, kufizimet do zgjasin dy orë në ditë në kohë të ndryshme dhe do i prekin të gjithë përdoruesit.

Ndërkohë qeveria u ka bërë thirrje qytetarëve që ta kursejnë energjinë duke shtuar se do mundësojë fondet e duhura për blerjen e saj në treg.

Kosova e prodhon deri në 85 për qind të energjisë elektrike përmes termocentraleve ndërsa ka pak burime të ripërtëritshme siç janë hidrocentralet, centralet me erë dhe panelet fotovoltaike.