Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari në Peqin


Një 35-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Peqin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:40 e mëngjesit në fshatin Gjoçaj ku Albi Bashaliu është qëlluar për vdekje në rrugë.

Një nga pistat e ngjarjes është hakmarrja pasi i vëllai i viktimës, Leonard Bashaliu është dënuar më herët për vrasje e po vuan dënimin në burg. Në qershor, ai ka vrarë në fshatin Gjoçaj ,Albert Xhahysën.

Ndërkohë edhe viktima është arrestuar më herët pasi ka qëlluar me armë ndaj dy personave, 

Njoftimi

Më datë 27.12.2021, rreth orës  08.39, në fshatin Gjoçaj Peqin,  në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri, në rrugë, shtetasi A. B., rreth 35 vjeç, banues në fshatin Gjoçaj, Peqin. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor. Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve.”