Të paktën katër ushtarë, duke përfshirë një shef sigurie, u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në një shpërthim me bombë në kryeqytetin e Somalisë Mogadishu mbrëmjen e së shtunës.
jë automjet që transportonte personelin e sigurisë u shpërthye nga një mjet me telekomandë në Mogadishu, tha një oficer policie për Anadolu Agency.
Shpërthimi ndodhi përpara stacionit kryesor të policisë së qarkut dhe të vdekurit përfshijnë Abdisamad Ugas Fara’ade, zyrtari më i lartë i sigurisë në Daynile.
Sulmi u mor përsipër nga grupi terrorist al-Shabaab. Ky ishte shpërthimi i dytë me bombë në vendin afrikan në më pak se 24 orë.
Më herët të shtunën pasdite, al-Shabaab pretendoi se kishte vrarë një zyrtar të lartë të sigurisë në një sulm me bombë në qytetin port të Kismayo në shtetin Jubaland.