Vendosni fjalën kyçe....

Aksident me pasojë vdekjen në Berat, njëra makinë e përplasi këmbësorin tjetra i kaloi sipër


Një aksident në aksin Berat-Poshnje i ka marrë jetën një këmbësori,

Një makinë me drejtues shtetasin A.N duke ka përplasur me pasqyrë shtetasin K.R 56-vjeç dhe e ka rrëzuar në rrugë, më pas shtetasja E.Z me mjetin e saj e ka shtypur këmbësorin.

Sot rreth orës 18:00, në aksin Rrugor, Berat-Poshnje, në fshatin Moravë, shtetasi A.N., duke drejtuar automjetin ka goditur me pasqyrë këmbësorin shtetasin K.R., 56 vjeç, i cili është rrëzuar në rrugë.

Më pas shtetasja E.Z., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, e ka shtypur shtetasin K.R., i cili ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”-thuhet në njoftimin e policisë.