Gazetari Artan Hoxha ka publikuar dokumentin ku tregon rolin e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako në dhënien e koncesionit të landfillit dhe inceneratorit të Tiranës.
Në dokumentin me vulë dhe firmë Erion Veliaj i dërgon Alqi Bllakos dakordësinë për Studimin e Fizibilitetit për inceneratorin e Tiranës.
“Me firmë dhe me vulë
Ose me firme te thate dhe me vule te njome…
E kuptoj pse e keni humbur gjakftohtësinë!
Nuk e keni me mua, e keni me inceneratorin(atë të madhin e Tiranës).
Ç’a t‘thotë vëllai, nuk u bëj dot derman
Nuk figuroj në borderotë tuaja(që në fakt janë paratë e taksave të qytetareve më të varfër të Evropës).
Nuk figuroj as në përfituesit e projekteve tuaja, as në përfituesit e honorarëve tuaja.
Nuk jam në listën e “ndereve apo detyrimeve” tuaja.
Nuk jam në liste-pagesën e marketingut tuaj, sepse nuk kam as media, as portal, as gazetë apo revistë.
Dhe nuk e kam hapur një të tille, ashtu si dhjetëra dhe qindra kolege të mi, vetëm e vetëm, qe të mos detyrohem të trokas në derën tuaj.
Jam thjeshte një taksapagues i rregullt i qytetit ku jetoj prej 25 vitesh. Paguaj çdo detyrim si çdo qytetar i Tiranës, edhe pse vazhdoj të jetoj me qira.
Dhe ashtu si mbyllet shkresa, me numër protokolli 9275, ku jepet miratimi për ndërtimin e inceneratorit 128 milionë euro të Tiranës,
“Ju faleminderit për mirëkuptimin”-shkruan Hoxha
Mes gazetarit Hoxha dhe Veliajt ka pasur së fundmi një përplasje pas publikimit të fotos nga ana e gazetarit të një makinë luksoze për të cilën tha se e ka parë kryetarin e Bashkisë Tiranë ta përdorë atë.
Nga ana tjetër Veliaj e cilësoi Hoxhën “gazetaruc në borderotë e mafias”.