Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Koha e Bashës mori fund, tani opozita do merret me Ramën


Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i pranishëm në Durrës në festën për 31 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike.

Gjatë fjalës së tij në ceremoni Berisha tha se koha e Bashës ka marrë fund dhe se tashmë opozita do merret me Ramën.

Forcat që përmbysën diktaturat nuk i rezistuan kohës. Misioni i tyre mbaroi. Kjo nuk ndodhi me PD-në. Ajo kishte periudha shumë herë më të vështira sesa motrat e saj në vendet ish-komuniste, që mund të përfundonte në arkivat e historisë.

Opozita sot ndodhet në gjendje agonie. Sot unë deklaroj përpara jush dhe shqiptarëve, se raporti më jetik më vendimtar për pluralizmin politik dhe lirinë e një shoqërie është raporti i opozitës me të vërtetën.

Por lavdi Zotit kjo kohë mori fund. Ne vendosëm t’i themi besëprerit se koha jote mori fund”-tha Berisha.