Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se nuk është kundër marrëveshjeve politike kur janë hapura.
Por për Berishën, kreu i PD-së është treguar sylesh.
“Unë e shoh veten në politikë aktive aq sa mbështetet nga PD-ja dhe qytetarët shqiptarë. Gjithçka do të përcaktohet nga vullneti i lirë i demokratëve dhe qytetarëve. Qëllimi i kësaj lëvizje ishte t’i japim vendin një opozitë të vërtetë, jo opozitë që bën vetëm protesta.
Nuk jam kundër marrëveshjeve, por ato duhet të jenë të hapura. Por opozita e Bashës ka humbur gjithmonë. Unë nuk mund ta akuzoj Ramën, sepse nëse tregohesh sylesh, atëherë ke arsyet e tjera që bën lojën e Ramës. Ai është i kapur me dosje dhe me drejtësinë. Unë kam mësuar këto muaj më shumë për Bashën se sa për 8 vite”-tha Berisha në emisionin “Ora e Betit” .