Vendosni fjalën kyçe....

Dënohet me 17 vite burg ish nënkomisari i policisë së Fierit


Ish nënkomisari i Policisë së Fierit, Festim Lelaj është dënuar me 17 vite burg nga Gjykata e Posaçme.

Lelaj u akuzua nga prokuroria për trafik lëndësh narkotike si pjesë e një grupi kriminal.

Sipas organit të akuzës, ish nënkomisari fikte radarët për të mundësuar kalimin e mjeteve detare që bënin transpoort droge drejt Italisë e për këtë paguhej me 15 mijë euro për një orë.