Vendosni fjalën kyçe....

Kriza energjetike, Rama: Do vlerësojmë çdo mundësi ndihme për Kosovën


Një ditë pas protestës në Kosovë kundër shkëputjes së energjisë elektrike, kryeministri Edi Rama ka reaguar duke thënë se do i vijë qeverisë homologe në ndihmë.

Rama thotë në një postim në “Twitter” se i ka kërkuar ministres së Energjisë Belinda Balluku të vlerësojë çdo mundësi ndihme për Kosovën.

“Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjitike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës,që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve!

Shqipëria s’e ka aspak të lehtë mbrojtjen e vijueshme të familjeve e sipërmarrjeve të vogla nga dallga e tërbuar e krizës energjitike që po kërcënon çdo vend, por në sekëlldira të mëdha apo në gëzime popullore siç është Viti i Ri, ne s’mund të mos e ndajmë me Kosovën aq sa kemi!”– shkruan Rama.

Kujtojmë se nje ditë më parë qytetarë të Kosovës protestuan në kryeqytet përpara KEDS-it kundër shkëputjeve të energjisë elektrike si pasojë e krizës energjetike.

 

di rama