Vendosni fjalën kyçe....

Kulluri thumbon ‘emrat e spikatur’ në PD: Nëse doni të garoni për kreun bëjeni, mos vini kusht tërheqjen e Berishës


Ish-anëtari i Grupit për PD-në Edvin Kulluri, ka komentuar zhvillimet e fundit në parti.

Si një nga personat që ka shprehur ambicien për të garuar për kreun e PD-së në zgjedhjet e ardhshme, që sipas ish-kryeministrit Berisha e Komisionit për Rithemelimin e PD-së, do zhvillohen në mars 2022, ai ka ‘thumbuar’ edhe emra të spikatur në parti lidhur me garën.

Kulluri thekson se ‘emrat e spikatur’ kanë deklaruar se do garojnë vetëm nëse Berisha tërhiqet nga gara.

Ai pyet nëse personat në fjalë kanë ndonjë projekt tyrin për PD-në dhe pse e refuzojnë garën nëse besojnë në vlera pavarësisht faktit se kë kanë përballë.

Kulluri vëren se kush është politikan duhet të luftojë për të mirën publike ndryshe mund të mbajë karrigen që ka.  

“Prej 2 muajsh disa persona te spikatur ne PD jane pyetur publikisht ose privatisht nese “do kandidojne per kryetar te PD” nese do kete nje gare ne muajt e ardhshem! Pergjigja ka qene “po u terhoq Berisha nga gara, do kandidoj”!  Kjo pergjigje mbart nje problem te madh per PD dhe keta vete! A kane dhe besojne keta individe ne nje projekt te tyrin per ate qe duhet te jete Partia Demokratike, apo duan te jene kryetare pa e ditur “pse” pervec arritjes personale?! Nese besojne vertet ne disa vlera qe i mendojne si me te mirat, pse refuzojne t’i perfaqesojne ne nje gare pavaresisht se ke kane perballe?!

A eshte kthyer PD ne trampoline ambiciesh pa ide dhe zgjidhje per te miren publike apo duhet te jete e kunderta?! Kush eshte politikan duhet te luftoje me cdo cmim per arritjen e qellimeve politike tek te cilat beson! Perndryshe te vazhdojne te mbajne fort karrigen e deputetit apo partise! Sepse politikane nuk jane! Krizat kerkojne burra dhe gra me kurajo e jo llogaritare te vegjel qe rrijne pas cepit me llastiqe ne dore!!!”­ – shkruan Kulluri në Facebook.