Vendosni fjalën kyçe....

Një person merr peng bankën në Malin e Zi


Një pengmarrje po zhvillohet në qytetin e Tivarit në Malin e Zi. Një person i armatosur ka marrë peng stafin e bankës dhe qytetarët që ndodheshin brenda.

Ai e akuzon atë për ‘vjedhje të parave’ të punëtorëve. Drama po zhvillohet në qytetin bregdetar të Tivarit në jug të vendit. Policia ka evakuuar banorët e shtëpive aty pranë dhe ka rrethuar zonën përreth bankës, ku burri mori pengje më herët të martën.

Autori, i identifikuar nga mediat në Mal të Zi si banor vendas i quajtur Edin B., pretendoi gjithashtu se kishte vendosur mjete shpërthyese.

Burri mbërriti në degën e bankës herët në mëngjes, urdhëroi të gjithë punonjësit të dilnin dhe u fut brenda, sipas raportimeve.

Autori vendosi një shënim të madh, të shkruar në anglisht, në dritaren e degës së bankës ku shkruhej: “Kthejini paratë që vodhët nga punonjësit e Primorska”, me sa duket duke iu referuar një kompanie lokale. Në një video 25-minutëshe të postuar në internet, ai tregoi pajisjet e tij të supozuara të improvizuara shpërthyese dhe tha se do i mbante pengjet derisa borxhi i supozuar të shlyhej me interes.

Ai gjithashtu shfaqi atë që dukej të ishte një arsenal i tërë, duke përfshirë një armë zjarri, bomba Molotov, bombola gaz lotsjellës, një maskë gazi dhe jelek antiplumb dhe ka deklaruar vendosmërinë e tij për të rrezikuar jetën e tij për kauzën. Ai tha se prindërit e tij ishin ndër punëtorët që ai po përpiqej ta ndihmonte me aktin e tij të dëshpëruar.

Policia e Malit të Zi thuhet se po negocion me burrin. Ministri i Brendshëm Sergej Sekuloviç u tha mediave se situata ishte ‘e ndërlikuar’.