Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria i jep Kosovës energji për 2 ditët e Vitit të Ri


Shqipëria do i japë Kosovës dy ditë energji pas krizës me rrymën duke shkaktuar ndërprerje.

Në një dalje publike Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha se energjia do jetë për datën 31 dhjetor dhe 1 janar në një sasi prej 7680 megavat orë gjithsej.

Ajo do jepet pa efekt financiar me të drejtë kthimi në verë.

Kryeministri Edi Rama ka lënë porosi të veçantë gjatë ditës së sotme sa i përket përballimit të krizës energjitike në Republikën e Kosovës gjatë datës 31 dhjetor dhe 1 janar. Këtu në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë kemi angazhuar të gjitha burimet njerëzore, specialistët tanë, se bashku me specialistët e Korporatës Eleketroenergjitike për të gjetur një zgjidhje dhe për të furnizuar Kosovën në këto ditë të rëndësishme.

Pas një dakordësie që kemi pasur me drejtuesit e Korporatës Elektro-Energjitike kosovare kemi arritur të sigurojmë në total 7680 megavat orë të cilat do jepen në formën e depozitimit, pa asnjë efekt financiar për Kosovën, duke kërkuar që t’i kthehen Shqipërisë gjatë sezonit veror, kur kushtet tona hidrike fillojnë të bëhen të vështira. Kjo depozitë që do të dorëzohet brenda këtij muaji në Kosovë, do të kërkojmë të na kthehet gjatë verës, nga qershori në shtator”, tha ministrja e Energjisë, Belinda Balluku.