Një aksident ka ndodhur në segmentin Durrës-Maminas. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:50.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një automjet me drejtues shtetasin me inicialet F. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. M., dhe për pasojë është dëmtuar pasagjeri E. M., që ndodhej në automjetin qe drejtonte shtetasi F. D.
Shtetasi E. M., ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.