Një bllokim mbarëkombëtar 24 orë në 24 për macet është shumë pranë vendosjes në Australi, besojnë zyrtarët, pasi shifrat tregojnë se miliarda kafshë unike vendase bien pre e maceve çdo vit.
“Statistikat e fundit tregojnë se çdo vit macet e shtëpisë kapin më shumë se 180 kafshëve vendase.” – tha për ABC Dean Huxley, një drejtor operacionesh në një spital të kafshëve të egra në Perth.
Numri i përgjithshëm i vrasjeve për një mace të egër është mbi 740 në vit, sipas librit të vitit 2019 Kjo do të thotë se rreth tre milionë gjitarë, dy milionë zvarranikë dhe një milion marsupialë bëhen viktima të maceve çdo ditë në Australi. Dhe, sipas Huxley, numri i të vdekurve do të vazhdojë të rritet vetëm nëse diçka nuk bëhet.
“Macet po zhvillohen dhe po mësojnë për kafshët e egra të ndryshme dhe tani po bëhen më të mira në gjuetinë e tyre.” – vuri në dukje ai.
“Dhe sa më shumë që pastrojmë habitatin, gjë që po e bëjmë me një shpejtësi alarmante, aq më pak vende për t’u fshehur kanë këto kafshë.” – shtoi ai.
Për të shpëtuar kafshët e egra endemike nga zhdukja, autoritetet lokale në të gjithë Australinë kanë filluar tashmë të vendosin kufizime të ashpra për macet.
Pronarët e maceve në qytetin e Greater Bendigo, Victoria janë urdhëruar të mbajnë kafshët shtëpiake në pronën e tyre ose të përballen me gjoba, ndërsa Adelaide Hills në Australinë e Jugut ka futur një shtetrrethim për macet nga ora 20:00 deri në 7 të mëngjesit.
Kryeqyteti i vendit, Canberra, planifikon t’i vendosë të gjitha macet e tij në karantinë duke filluar nga mesi i vitit 2022 dhe qyteti port i Fremantle në Australinë Perëndimore (WA) po planifikon gjithashtu një shtrëngim.