Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Lartë rrëzon Apelin e Shkodrës për tjetërsimin e pronave në Shëngjin, e kthen sërish për rigjykim me trup tjetër gjyqësore


Gjykata e Lartë ka pranuar rekursin e bërë nga Prokuroria e Apelit për çështjen e tjetërsimit të pronave në Shëngjin duke vendosur kështu prishjen e vendimit së Gjykatës së Apelit në Shkodër dhe kthimin e çështjes  për rishqyrtim në  po këtë gjykatë me tjetër trup gjykues.

Për çështjen e tjetërsimit të pronave në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin u dënuan nga shkalla e parë 17 persona mes të cilëve dhe ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj.

Gjykata e Shkallës së parë në Lezhë në shtator të vitit 2020 shpalli fajtor dhe dënoi me katër vite burg për “Shpërdorim detyre” ish-kryetarin e Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj, për akuzën e tjetërsimit të pronave te Rana e Hedhun në bregdetin e Shëngjinit, por apeli e riktheu çështjen për gjykim në Shkallën e Parë, me pretendimin se nuk është zhvilluar si një proces i rregullt ligjor, pasi ka pasur shkelje procedurale si mos veçimi i çështjes, i cili është bërë me arsyetimin e bashkëpunimit edhe pse në fund ka vendosur se s’ka bashkëpunim.