Me një vendim të datës 13 dhjetor, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar me shumicë votash padinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim për të shfuqizuar nenet 3 dhe 4 të ligjit nr. 38/2019, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Fillishimt ndryshimet e ligjit nr.38/2019 u kthyen në Kuvend nga Presidenti i Republikës Ilir Meta por më pas ishte LSI-ja që çoi në Kushtetuese pasi sipas saj me anë të neneve 3 dhe 4 të ligjit, u jepet mundësi këshillave bashkiake që të tjetërsojnë pronat dhe asetet publike, duke ua kaluar palëve private. LSI-ja mmbante qëndrim se dy nenet krijojnë “një gjendje paqartësie ligjore dhe mundësi për abuzim me pasoja të pariparueshme për pronën publike dhe interesin publik”.
Në vendim e saj Gjykata Kushtetuese sqaron se argumentet e LSI0së nuk provojnë interesin e saj të drejtpërdrejtë.
“Mbledhja e Gjyqtarëve vlerëson se kërkuesja nuk ka parashtruar asnjë argument për të provuar interesin e drejtpërdrejtë të saj, si dhe pasojat negative të ardhura ose të pritshme që i vijnë asaj nga zbatimi i ligjit të kundërshtuar.
Mbledhja e Gjyqtarëve çmon se kërkuesja nuk legjitimohet ratione personae për t’iu drejtuar Gjykatës, pasi nuk justifikon interesin e saj në kuptim të nenit 134, pika 2, të Kushtetutës”-thuhet ndër të tjera në vendim.
Për arsyet e mësipërme Gjykata vendosi me shumicë votash që të mos e kalojë çështjen në seancë plenare.
Ndryshe nga mendimi i shumicës, dy gjyqtaret Marsida Xhaferllari dhe Sonila Bejtja duke dhënë arsye të kundërta me ato të gjyqtarëve Vitore Tusha, Elsa Toska, Altin Binaj, Përparim Kalo dhe Fiona Papajorgji.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese