Emisioni “Në Shënjestër” i drejtuar nga gazetarja Klodiana Lala ka publikuar pamjet e vrasjes së ish-efektivit të Policisë, Xhuliano Prela, i cili dyshohet se është vrarë nga Brilant Martinaj, pas një konflikti të çastit. Ngjarja ka ndodhur në dhjetor të 2020.
Në videon e publikuar, shihet se si mjeti i drejtuar nga Brilant Martinaj, e konfirmuar kjo nga policia, afrohet në një rrugicë dhe parkon. Më pas, shihet se si ai qëllon mbi ish-efektivin Prela, duke e lënë atë të vdekur.
Pamja e plotë bllokohet nga një mjet tip “Trajler”, por ekspertët e policisë, thonë se kanë pasur pamje më të qartë dhe janë të bindur se autori është Brilant Martinaj, aktualisht, ende i shpallur në kërkim nga policia.