Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i SPAK-ut: Viti 2022 do jetë i vështirë për shkelësit e ligjit, nën hetim janë tre incineratorët


Kreu i SPAK-ut ka deklaruar ditën e sotme se viti 2022 do jetë i vështirë për shkelësit e ligjit.

Gjatë një deklaratë për gazetarët, Kraja tha se prokuroria po i heton të tre incineratorët.

I pyetur lidhur me daljen  e listës së pagave të qytetarëve, kreu i SPAK-ut tha se institucioni që drejton do përfshihet në hetim nëse ka subjekte apo vepra penale që janë në kompetencën e tij.

“2021 ishte një vit konsolidimi i SPAK, nga pikëpamja e ngritjes së BKH, gjysma e saj, nga pikëpamja e ngritjes së strukturës, por edhe rezultateve.. Janë bërë rezultate në të gjitha fushat, qoftë në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsioni në të gjitha nivelet e sistemet, si dhe në përdorimin e fondeve publike. 2022 do të jetë një vazhdim me intensitet më të lartë dhe tregues më të lartë në të gjitha këto fusha. Shpresoj të mbyllim komplet BKH në gjysmën e parë të vitit dhe pastaj të vazhdojmë me ushtrimin e ndjekjes penale brenda prioriteteve që kemi. Rezultatet do të jenë në vazhdimësi dhe më cilësore.” – tha ndër të tjera Kraja.