Presidenti i vendit Ilir Meta ka emëruar Adnan Agastrën si Komandat të Forcës Detare.
Kujtojmë se Agastra më herët ka qenë Shef i Degës së Operacioneve dhe Stërvitjes.
Agastra vjen në këtë detyrë pas propozimit të ministrit të mbrojtjes Niko Peleshi, propozim i bërë javën e kaluar me datë 23 dhjetor.
Agastra do të zëvendësojë në këtë detyrë Ilir Xhebexhinë, i cili ka mbajtur më herët detyrën e Komandatit të Forcës Detare. Gjenerali Xhebexhia kujtojmë se ishte emëruar në këtë post në vitin 2020 dhe nuk dihet ende arsyeja e largimit të tij.