Vendosni fjalën kyçe....

Riaktivizohet koncesioni Thumanë-Kashar, qeveria autorizon MIE të negociojë kontratën me Gener 2


Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin që riaktivizon koncesionin e rrugës Thumanë-Kashar.

Me vendimin e sot qeveria autorin Ministrinë e Infranstrukturës dhe Energjisë të negociojë me kompanitë “Gener 2” dhe “G2 Infra” të Bashkim Ulajt koncesionin e ndërtimit të aksit që nis nga Thumana- Fushë Krujë-Vorë-Kashar i cili është pjesë e Korridorit Blu.

Gjykata e Apelit Administrativ vendosi në verë të këtij viti që të shfuqizojë urdhrin e datës 25 janar 2019 të Ministrisë së Infrastrukturës “Për ndërprerjen e dhënies së koncesionit”. Trupa gjykuese ka vendosi gjithashtu t’a detyrojë Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës që t’ia përcjellë për miratim Këshillit të Ministrave draft-kontratën koncesionare për projektin Thumanë- Fushë Krujë –Vorë –Kashar.

Me gjatësi prej 21 kilometrash, aksi Thumanë- Kashar u tenderua me fond limit prej 245.7 milionë eurosh. Megjithatë, në një raport të Ministrisë së Financave për Parlamentin parashikohej se kostot koncesionare mund të shkonin deri në 54.4 miliardë lekësh (435 milionë eurosh).

Koncesioni i këtij aksi u anulua nga Ministrja Belinda Balluku menjëherë pasi mori detyrën në 2019 e cila pasoi Damian Gjiknurin.