Vendosni fjalën kyçe....

Ronela Hajati fiton festivalin e RTSH-së


Këngëtarja Ronela Hajati është fituesja e Festivalit të 60 në Radio Televizionin Shqiptar.

Ronela performoi në festival me këngën Sekret duke marrë shumicën e votave të jurisë.

Këngëtarja do përfaqësojë Shqipërinë edhe në Eurovizion.

Ky është çmimi i parë që unë marr dhe do jetë nga më të rëndësishmit në jetën time”- u shpreh ajo e emocionuar pas marrjes së çmimit.

Në vendin e dyte u rendit Alban Ramosaj. Rezarta Smaja dhe Eldis Arrnjeti, morën të dy çmimin e tretë.

Për herë të parë në këtë festival u dha edhe çmimi Ferdinant Deda ku trofeun e morën këngëtarët Stefi dhe Endri Prifti me këngën “Triumfi i Jetës”.