Vendosni fjalën kyçe....

Tërmeti me magnitudë 5.7 ballë godet Kretën, ndihet edhe në qytetet egjiptiane


Një tërmet me magnitudë 5.7 ka goditur sot ishullin e Kretës në Greqi. Fatmirësisht nuk ka njoftime për të lënduar apo dëme.

Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC) më herët regjistroi lëkundjen me magnitudë 6.1, por më pas shifra u korrigjua nga Instituti Gjeodinamik i vendit në 5.7.

 Siç shkruan Ekathimerini, edhe autoritetet egjiptiane raportuan se tërmeti u ndje në disa nga qytetet e vendit.

Akis Tselentis, drejtor i Institutit Gjeodinamik i cili ishte në Kretë, tha: “Fatmirësisht ishte në det. Zona tashmë është e rënduar (me lëkundjet e mëparshme) dhe nëse do të ishte në brendësi mund të kishte dëme.”

Tërmeti ishte në një thellësi prej 80 kilometra sipas EMSC. Ndërsa Instituti Gjeodinamik i Greqisë tha se thellësia ishte 42.7 kilometra.