Një 51-vjeçar është arrestuar në Tepelenë lidhur me vdekjen e një punonjësi të OSSH-së ditën e djeshme. Në pranga ka rënë A.Zh., banues në Memaliaj, drejtues i punimeve të grupit të OSSH-së Memaliaj.
Ngjarja tragjike ndodhi ditën e djeshme teksa dy elektricistët po punonin për riparimin e linjës elektrike në fshatin Çërrilë të Memaliajt.
Njëri prej punonjësve humbi jetën në spitalin e Traumës në Tiranës ndërsa punonjësi tjetër A.M., shpëtoi fatmirësisht.