Pas ndërhyrjes së efektivëve të zjarrfikësve dhe policisë janë gjetur 4 nga 5 personat e aksidentuar mbrëmjen e sotme në malin e Munellës në Pukë.
Raportohet se Ilir Shyti, një prej alpinistëve është në gjendje më të rëndë.
Ndërkohë gazetari Alfred Lela, Dorien Malaj dhe Gisel Dollani janë në gjendje më të mirë. Ndërsa Ndoc Mula rezulton ende i zhdukur.
5 personat u rrëzuan gjatë ngjitjes në mal për shkak të kushteve atmosferike.