Vendosni fjalën kyçe....

Basha: 430 mln euro përfunduan në duart e grupit politiko-mafioz. Urimi për shqiptar do jetë fundi i patronazhimit politik në ekonomi e shoqëri


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në konferencën e fundit për shtyp për vitin 2021 me gazetarët tha se afera e incineratorëve është një krim shtazarak që çoi 430 milionë euro në duart e një grupi politiko-mafioz.

Unë e di se 40% e familjeve shqiptare nuk do të ngrohin dot familjen e tyre, se nuk do të përballojnë dot koston. Ky është një krim shtazarak. 430 mln euro kanë përfunduar në duart e një grupi politiko-mafioz. Po kështu më shumë se 50% e familjeve nuk do të paguajnë më shumë se 1 vakt në ditë. 90% do të kenë para vetëm për nevojat personale, e jo për t’u kursyer. Ky është një regjim, që ka rrethuar zgjedhjet me qëllim mbajtjen e pushtetit. Nëse arrestimi i një ministri është fillimi i asaj që shqiptarët presin dhe meritojnë 2022 premton të jetë një vit më i mirë për shqiptarët”-deklaroi Basha.

Ndër të tjera Basha tha se urimi më i mirë për shqiptarët do ishte dhënia fund e patronazhimit që politika ka instaluar në ekonomi, jetën shoqërore dhe politikë.

Qytetarët do të mbyllin një tjetër vit të vështirë. Nuk është e thënë që Shqipëria të vazhdojë të zbrazet nga ëndrrat, shpresa, të rinjtë e të rejat. Përkundrazi, Zoti na ka bekuar me një vend të jashtëzakonshëm. Zoti na ka bekuar me një rini që s’kanë asgjë mangut nga të rinjtë të Evropës. Ajo që na duhet është fundi i një sistemi thuajse feudal patronazhimi.

Ajo që na duhet është që çdo shqiptarë të marri atë që meriton për atë veti, vlera dhe pune që bën. T’i japim fund patronazhimit që politika ka instaluar në ekonomi, jetën shoqërore dhe politikë. Ky është urimi”- tha Basha.