Vendosni fjalën kyçe....

Basha i përgjigjet Ramës me fjalët e Gjergj Fishtës: Injoranca dhe krenaria shkojnë bashkë


Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në “Twitter”, pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët.

Basha kujton një shprehje të At Gjergj Fishtës: “Injoranca dhe krenaria shkojnë bashkë si shtati dhe hija.”

Kjo duket të jetë si një reagim pas deklaratave të sotme të kryeministrit Rama.

Në përfundim të konferencës për mediat, kreu i qeverisë e uroi Bashën si dhe dy kundërshtarët e tij të tjerë politik Ilir Meta dhe Sali Berisha që “të shkojnë në shtëpi të gjithë”.

Në këtë konferencë, Rama tha se Berisha dhe Basha po e çojnë PD drejt shkatërrimit ‘të merituar’, një fund i përgatitur prej vetë atyre prej vitesh.