Kryedemokrati Lulzim Basha u pyet sot nga gazetarët se çfarë do të ndodhë më 5 janar, afat ky i lënë nga ish-kryeministri Sali Berisha për të lënë zyrën e kryetarit të partisë.
Por ai theksoi se asgjë nuk do të ndodhë më 5 Janar ndërsa shtoi se nuk do ta lejojë “Trekëndëshin e Bermudës” siç i referohet treshes Berisha-Rama-Meta, që ta zhvendosë luftën me Ramën në PD.
“Dua t’i them të gjithë demokratëve se asgjë nuk do të ndodhë, asgjë nuk do të ndodhë. U them të gjithë shqiptarëve se PD është e përgatitur për çdo situatë dhe ne nuk do të lejojmë trekëndëshin e Bermudës që në një vit të premton të jetë vendimtar për ndarjen nga tranzicioni ta zhvendosë fushën e betejës nga shumica e shqiptarëve përballë Edi Ramës dhe patericave të tij tek përplasja mes demokratëve për interesat e një personi të vetëm.”- tha Basha.