Vendosni fjalën kyçe....

Detaje nga aksioni antidrogë në Tiranë, kontenieri u mbajt në vëzhgim derisa mbërriti në magazinat e kompanisë


Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i zhvilluar mbrëmjen e sotme ku është kapur një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e dyshuar kokainë.

Droga është kapur në një kontenier i cili ishte futur nga Porti i Durrësit dhe ishte mbajtur atje disa ditë, raporton Neës 24. Policia dhe autoritetet kanë pritur që kontenieri të tërhiqej nga kompania që e kishte porositur produktin.

Origjina e kontenierit dyshohet se ka qenë një vend nga Amerika Latine.

Kontenieri u mbajt në vëzhgim nga policia derisa është ndalur në destinacionin e tij në Vaqarr të Tiranës në një magazinë të importit të frutave.

Policia ka ndërhyrhë në këtë moment kur po shkarkohej kontenieri ku ka ndaluar personat e pranishëm dhe ka sekuestruar lëndën narkotike.

Kontrollet e policisë vijojnë në banesat e të dyshuarve dhe në kontejnerët e tjerë të kësaj kompanie që vijojnë të jenë në port.