Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet një person i pajetë në një hotel në Tiranë, kishte prerë damarët


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një person është gjetur i pajetë në ambientet e dhomës së një hoteli. Sipas policisë, viktima është një shtetas me inicialet R. Z., 67 vjeçar, i lindur në Skrapar.

Paraprakisht dyshohet se 67-vjeçari ka prerë damarët në gjendje depresive.

“Më datë 30.12.2021, është gjetur i pajetë në ambientet e dhomës së një hoteli, në rrugën ‘Mihal Duri’, shtetasi R. Z., 67 vjeç, lindur në Skrapar. Paraprakisht dyshohet ky shtetas ka ndërruar jetë për shkak se ka prerë damarët, në gjendje depresive.”- thuhet në njoftimin e uniformave blu.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.