Vendosni fjalën kyçe....

Grabitën 20 milionë nga kasaforta e suermarketit në Sarandë, kamera e fshehtë kap autorët (Video)


 

Dy persona janë arrestuar lidhur me vjedhjen e një shume prej rreth 20 milionë lekësh në një supermarket në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur më 11 dhjetor të këtij viti ndërsa në pranga për ngjarjen kanë rënë 37-vjeçari Bektash Cukalla, banues në Sarandë e 40-vjeçari Edmond Duzha, banues në Tale të Lezhës.

Cukalla ishte i punësuar si teknik i kamerave të sigurisë në supermarket dhe dyshohet se ka përdorur telefonin e tij për të gjurmuar shumën e lekëve që gjendeshin brenda godinës.

Më pas dyshja ka kryer vjedhjen e lekëve si dhe ka zhdukur edhe një server për të fshehur vjedhjen. Por një tjetër server i fshehtë i ka kapur autorët teksa kryenin vjedhjen. Siç duket nga pamjet videom, ata janë të maskuar me maska anticovid, me kostume sportivedhe me një çantë kue dhe fusin lekët e grabitura nga kasaforta.

Gjatë operacionit të koduar ‘Fundviti’, policia ka kapur dy personat e lartpërmendur dhe ka sekusestruar 400.000 lekë, 2500 dollarë dhe 1000 paund, 2 automjetet me të cilat janë larguar autorët pas ngjarjes, 4 telefona celular, 3 pajisje DVR dhe 2 laptop.

*Video Credit: BW