Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër, ku një grua është sulmuar me acid në fytyrë nga ish-bashkëshorti.
Gruaja e cila ka pësuar dëme serioze është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Ndërsa ish-bashkëshorti i saj është vënë në prangat e policisë.
“I hodhi lëndë djegëse (acid) në fytyrë ish-bashkëshortes, vihet në pranga 58-vjeçari.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 58 vjeç, banues në Peshkopi, pasi i ka hedhur lëndë djegëse (acid), në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime ish bashkëshortes së tij.”- thuhet në njoftimin e Policisë.