Një sasi kokaine është kapur mbrëmjen e sotme në operacion të gjerë në Tiranë.
Sasia e madhe e kokainës është bllokuar te “Ura e Beshirit” pranë Pezë Helmsit në kryeqytet.
Lënda narkotike ishte fshehur brenda një kontejneri me banane. Nga policia janw shoqwruar disa persona ndërkohë që operacioni është në zhvillim.
Kontenieri raportohet se kishte ardhur nga një ven i Amerikës Latine dhe prej disa ditë kishte qëndruar në portin e Durrësit.
Mbrëmjen e sotme kontejneri me sasinë e drogës mes bananeve u tërhoq për t’u transportuar drejt kryeqytetit në magazinën që ndodhet në zonën e Vaqarrit.
Autoritetet shqiptare falë bashkëpunimit me agjencitë e huaja ligjzbatuese arritën që të zbulonin trafikun.