Vendosni fjalën kyçe....

Kina paralajmëron Tajvanin të mos kalojë ‘vijat e kuqe’


Zyra e Çështjeve të Tajvanit të Kinës ka paralajmëruar ishullin e vetëqeverisur kundër shtytjes për pavarësi, duke premtuar se nuk do të tërhiqet nëse forcat separatiste kalojnë ‘vijat e kuqe’ në një përpjekje për të bllokuar ribashkimin.

Ma Xiaoguang, një zëdhënës i agjencisë, e cila është përgjegjëse për zbatimin e politikave të Pekinit në lidhje me ishullin, tha të mërkurën se Kina ‘do duhet të marrë masa drastike’ nëse ‘forcat separatiste në Tajvan që kërkojnë pavarësi provokojnë, ushtrojnë forcë apo kalojnë vijet e kuqe’.

Ndërsa zëdhënësi nuk ka sqaruar saktësisht se cilat ‘vija të kuqe’ nuk duhet të kalojë Taipei, ai denoncoi ‘ndërhyrjen e jashtme’ në punët e Kinës, duke përfshirë përpjekjet e saj për t’u ribashkuar me ishullin. Një ndërhyrje e tillë e huaj dhe ‘provokimet’ nga vetë forcat pro-pavarësisë së Tajvanit, do të bëhen ‘më të mprehta dhe më intensive’ gjatë muajve të ardhshëm, tha zëdhënësi, duke parashikuar se situata tashmë e tensionuar në rajon do të ndizet edhe më tej duke u bërë më e ndërlikuar.

Në tetor, përpara se Shtëpia e Bardhë të kundërshtonte deklaratën e tij, presidenti i SHBA-së Joe Biden shkoi aq larg sa tha se SHBA-ja ishte ‘e angazhuar’ për të mbrojtur Tajvanin nga çdo sulm hipotetik kinez. Ndërsa Pekini e konsideron Tajvanin si një pjesë të patjetërsueshme të territorit kinez, Taipei këmbëngul se Tajvani ka qenë një vend i pavarur që nga viti 1949, kur pala humbëse e Luftës Civile Kineze iku në ishull.