Vendosni fjalën kyçe....

Lojtarët kapen për dore e kërcejnë, pastaj shënojnë gol, a s’është kjo skema më e veçantë në futboll (Video)


Një ekip shkolle në Japoni tregoi një skemë të pazakontë e të paparë më parë në një ndeshje futbolli.

Ekipi i Takagawa Gakuen, që vjen nga prefektura Yamaguchi, realizoi me sukses goditjen e lirë ‘të çmendur’ ndaj një skuadre të njohur si Star Ridge i Ishikaëa, në një ndeshje që u zhvillua të mërkurën në Yokohama, në jug të kryeqytetit japonez Tokio.

Ngjarja u zhvillua kështu. Në pritje të një goditjeje të lirë nga krahu i djathtë, një grup prej pesë lojtarësh nga Takagawa Gakuen kapën duart me njër-tjetrin dhe ‘vallëzuan’ në një lëvizje rrethore, një lëvizje që dukej se i lëkundi plotësisht pesë mbrojtësit e ekipit kundërshtar.

Por ndërsa lojtari po pasonte toopin, pesëshja u nda dhe u vërsul drejt topit me njërin prej tyre që arriti të shënojë golin. Videoja e aksionit u bë virale duke u parë më shumë se 2.5 milionë herë në 12 orët e para pasi u ngarkua në mediat sociale.

Do të mbetet për t’u parë nëse kjo rutinë e çuditshme, por e pamohueshme e efektshme e goditjeve të lira do të dalë ndonjëherë nga Japonia e do përdoret në futbollin evropian.