Vendosni fjalën kyçe....

Numri një i botës në tenis mungon në turneun e rëndësishëm, më herët ka polemizuar për vaksinën


Numri një i botës në tenis Novak Djokoviç nuk do të paraqitet për Serbinë në Kupën ATP në Sidnej, që fillon këtë fundjavë. Lajmi shton dyshime të mëtejshme për pjesëmarrjen e Gjokoviç në Australian Open më vonë në janar.

Raportet në Serbi javën e kaluar treguan se Gjokoviç ishte ‘99% i sigurt’ se do e humbiste turneun në Sidnej, megjithëse organizatorët kishin këmbëngulur që të martën që ai ishte ende i regjistruar në mesin e pjesëmarrësve.

Kjo ndryshoi me një deklaratë të ATP-së të mërkurën, e cila pohoi se 34-vjeçari nuk do ishte pjesë e garës. Serbia do të vazhdojë të garojë si ekip pavarësisht mungesës së tenistit më të mirë të saj.

Lajmi do të thotë se prania e Djokoviçit në Australian Open, e cila fillon më 22 janar, do të jetë në dyshim.

Vetëm lojtarët plotësisht të vaksinuar lejohen të konkurrojnë në Melburn, përveç rastit kur u jepet një përjashtim mjekësor.

Djokoviç nuk e ka zbuluar ende statusin e tij të vaksinës, por ka folur vazhdimisht për lirinë e zgjedhjes për këtë çështje.