Vendosni fjalën kyçe....

Policia nxjerr informacionin zyrtar për ngjarjen në Cërrik: Të riut i shpërtheu lënda plasëse në dorë


Policia e Cërrikut ka publikuar njoftimin zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e sotme, ku një i ri humbi jetën pas shpërthimit të një lënde plasëse.

Viktima është identifikuar si Erjon Rexhepi, 27 vjeç. Sipas uniformave blu, të riut i ka shpërthyer lënda plasëse në dorë.

“Më datë 30.12.2021, rreth orës 12:15, në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i lagjes nr. 3’, Cërrik, në rrugë, dyshohet se aksidentalisht, shtetasit E. R., 27 vjeç, banues në Cërrik, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e Policisë.