Vendosni fjalën kyçe....

“Prokurorët e SPAK-ut të mos shohin as majtas e as djathtas po të bëjnë punën” – Kryeministri


Kreu i qeverisë u ka ka bërë thirrje prokurorëve të SPAK-ut që të bëjnë punën e tyre pa u ndikuar nga politika majtas e djathtas.

Ai tha se qeveria e tij do e mbështesë prokurorinë speciale në punën e saj.

Në konferencën e fundit për shtyp të vitit për mediat, Rama foli për projektet e qeverisë së tij mes të cilave përmendi programin e ri të strehimit, portet dhe aeroportet.

“Kemi në plan një program të ri strehimi. E nuk do presim një tërmet tjetër që të strehojmë familjet që kanë nevojë. Të gjitha banesat që do jenë pjesë e prishjeve për ndërtimin e Unazës apo në mbarë vendin ku njerëzit kanë nevojë për strehë të re. Do kenë lehtësira banesa të reja. Rruga e Arbrit përfundon krejtësisht në pranverë pas hapjes së tunelit të Murrizit e pas kësaj Dibra do kthehet në një jastëk të gjekbër të Tiranës. Edhe tuneli i Kardhiqit po ecën mirë dhe në verë besojmë se Saranda do jetë shumë më pranë Tiranës. Kemi portet ku po ecet për të gjitha projektet madhore në Sarandë, Vlorë, Durrës e Shëngjin. Vitin që vjen nisim Korridorin Blu nga Muriqani deri në Fier. Edhe me aeroportet po ecim përpara në të gjitha projektet. Për sa i përket integrimit jemi në një fazë absurde të bllokimit të Maqedonisë së Veriut nga Bullgaria. Po kështu drejtësia po ecën përpara sidomos më funksionimin e SPAK-ut. U bëj thirrje prokurorëve të mos shohin as majtas e as djathtas, do kenë mbështetje maksimale nga qeveria në punën e tyre.” – theksoi ndër të tjera kryeministri Rama.