Kryeministri Rama pohoi në konferencën e fundit për këtë vit se qeveria e tij do vijojë të mbrojë konsumatorët familjarë e biznesin e vogël nga rritja e çmimit.
Ai solli si shembull krizën ku ndodhet Kosova ndërsa tha se qeveria e tij ka ende katër vite përpara për të mundësuar të tjera projekte energjitike.
“Do vazhdojmë t’i mbrojmë konsumatorët familjarë. Qeveritë vlerësohen edhe për atë që nuk lejojnë të ndodhë., moslejimi i rënies së dallgës së krizës energjitike mbi biznesim familjar e bizneset e vogla është një nga punët më fantastike të kësaj qeverie të re që ka edhe katër vjet përpara. Mjafton të shihni Kosovën, që është në kthetrat e një krize e duhet të zgjedhë mes kufizimeve e rritjes drastike të çmimit.” – tha Rama.