Vendosni fjalën kyçe....

Rama shpalos synimin: Nga viti 2030 synojmë ta kthejmë Shqipërinë në eksportuese neto të energjisë


Kryeministri Rama tha ditën e sotme se synon që vendi të kthehet në eksportues neto të energjisë duke plotësuar krejtësisht nevojat e brendshme.

Gjatë konferencës për shtyp me mediat në ditën e parafundit të vitit 2021, ai tha se qeveria ka një sërë projektesh të mëdha që do e mundësojnë këtë gjë.

Po kështu ai tha se vendi mund të përballet ende me një valë të re të pandemisë për shkak të llojit të ri të virusit që qarkullon në botë.

“Synimi ynë është që në vitin 2030 e pas Shqipëria të kalojë në eksportues neto të energjisë. Do e bëjmë këtë duke rritur kapacitetet, duke shmangur hedhjen e parave bashkë me ujin kur nuk kemi mundësi të depozitojmë energji. Këtë gjë do e shmangim me anë të ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës. Me një kompani të madhe amerikane do mundësojmë vënien në punë të Termocentralit të Vlorës. Le të flasim për krizën e dytë atë të pandemisë, të cilën më duhet të them se po e përballojmë relativisht mirë. Po presim një valë të katërt, kemi siguruar gjithë vaksinat. Nuk bëjmë dot sikur nuk po ndodh asgjë. Mbarë Europa është mbyllur dhe ne do përpiqemi të bëjmë sa më pak shtrëngime të jetë e mundur.” – tha Rama.