Vendosni fjalën kyçe....

“Të shkojnë në shtëpi të gjithë” – Urimi i Ramës për Bashën, Metën e Berishën


Në përfundim të konferencës së fundit për mediat për këtë vit, kreu i qeverisë Edi Rama kishte një urim për kundërshtarët e tij politikë, përkatësisht, Ilir Meta, Sali Berisha e Lulzim Basha.

“Politikisht i uroj të shkojnë në shtëpi të gjithë, do ishte shumë mirë për ta. Po e di që urimi do bjerë në vesh të shurdhër, ndaj s’më mbetet t’i uroj shëndet në familje dhe që ta gjejnë nga njëri-tjetri e mos ta gjejnë nga shëndeti. Në kuptimin që shëndetin ta kenë për vete, ca bëjnë me njëri-tjetrin është jashtë mundësive të mia për t’i ndihmuar. Po të ishte në mundësitë e mia për t’i ndihmuar do i coja në shtëpi të tre.”- u shpreh Rama. Ndërsa për veten tha se akoma nuk ka arritur në stadin që të flasë në vetën e tretë.

Janë të shumtë këta që flasin në vetë të tretë për veten e vet. Unë për vete nuk e kam arritur ende këtë stad. Ditën që ta arrij do t’ju kërkoj juve të çoheni të gjithë në këmbë dhe të më thoni ik në shtëpi se nuk je mirë.

E keni dëgjuar njërin të thotë: ‘Presidenti i Republikës ka vendosur’ Napoleon Bonaparti e përdorte këtë, po thoshtë ‘Perandori ka vendosur’.

Tjetri thotë: ‘E ka thënë Sali Berisha’. Një tjetër thotë: ‘Kur e thotë Lulzim Basha, ndajeni mendjen se kjo është e vërteta.’ Kurse unë nuk flas në vetë të tretë për veten time, kështu që nuk kam ardhur në ditën që t’i çoj kartolina vetes.”- u shpreh Rama.