Vendosni fjalën kyçe....

4 artistë të talentuar zbulojnë rrënimin e ushtrisë shqiptare (VIDEO)


Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka publikuar sot një video të Forcave të Armatosura, për të uruar qytetarët shqiptarë për Vitin e Ri.

Ajo që vihet re në këtë video është mungesa totale armatimit të FA-ve, nuk ka as tanke, as avionë, as dronë, as artileri të rëndë.

Gjithçka shfaqet në këtë video janë vetëm disa automjete “Humvey” që na i ka dhuruar për “sadaka” Ambasada Amerikane si dhe katër artistë të talentuar: Elton Deda, Redon Makashi, Eneda Tarifa e Saimir Braho.

Në video paraqiten momente nga stërvitjet e Forcave të Armatosura, paraqiten edhe helikopterët të cilët përdoren kryesisht për emergjenca civile dhe jo luftarake.

Ministri i tyre duket se për këtë fundvit, u ka lënë si detyrë pjesëtarëve të Forcave tona të Armatosura, që t’u bashkohen 4 artistëve të njohur për të kërcyer e kënduar, apo duartrokitur në disa raste./Hashtag.al