Ndërtimi i Portit të ri turistik të Durrësit do të nisë në pranverë të vitit të 2022. Të paktën ështu ka thënë drejtuesi i “Amaar Grup” Muhamed El Alabbar gjatë inspektimit të punimeve nga kryeministri Edi Rama ditën e sotme.
“Do e nisim sa më shpejt, ndërtimi nis nga fundi i marsit fundi i prillit. Po përgatisim procesin.”– tha El Alabbar.
Ndërsa ai po i shpjegonte kryeministrit projektin, Al Alabbar tha se Porti i ri do të ketë edhe klube jahtesh në det. Po ashtu Al Alabbar tha se ky do te jetë një port që Monaco duhet ta ketë frikë.
“Do të ketë vend edhe për jahtet e mëdha. Po jahtet e mëdha e do të kenë vetëm një vend ku të shkojnë, Durrësin. Sepse shumica e jahteve të mëdha kërkojnë shërbime, qarkullimin, vendodhjen, qarkullimin dhe Durrësi i ka të gjitha. Do të kemi edhe disa klube jahtesh. Absolutisht që po. Do ketë edhe dy klube në plazh. Atëhere Monaco duhet të na ketë frikën. Po pse duhet të jetë më i miri Monaco?! Pse mos të jemi ne më të mirët? Nuk duhet të jemi të ndrojtur. Duhet ta bëjmë, ne do ta bëjmë.”-tha ai duke shtuar se “Ky do të jetë me të vërtetë nga më të mirët në Mesdhe.”